Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë/Disa shkelën perimetrin e sigurisë!

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë/Disa shkelën perimetrin e sigurisë!

Siguria në plazhet e vendit tonë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare njofton se ka bllokuar 16 Jet Ski, gjashtë gomone, tetë skafe  e dy mjete lundruese turistike, pra 32 në total në operacionin më të fundit. Shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit e mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me gjoba që varionin në vlera nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë.

Njoftimi i policisë: 

Dy mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, katër gomone dhe tre skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport e në Durrës.

Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masa administrative me vlerë nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare e ato të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Ndërkaq, dy mjetet lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin në kundërshtim me ligjin.

Dhjetë mjete të tjera lundruese, nga të cilat tre Jet Ski, pesë skafe dhe dy gomone u bllokuan e secili nga pronarët e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën administrative 10 mijë lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt e të qetë.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore e atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Policia Kufitare, si dhe ajo e Njësisë Policore Detare janë angazhuar maksimalisht në shërbim të sigurisë së pushuesve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE