Ndryshojnë oraret e ndeshjeve/ Na presin surpriza? Nis sot xhiroja e tretë e Botërorit, spikat ndeshja SHBA-Iran

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshojnë oraret e ndeshjeve/ Na presin surpriza? Nis sot xhiroja e tretë e Botërorit, spikat ndeshja SHBA-Iran

Starton sot xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.Ndryshe nga dy xhirot e kaluara, ndeshjet e sotme do të luhen në orare të ndryshme. Sfidat e grupit A dhe B do luhen në orën 16:00 dhe 20:00.

Kështu, dita nis me Ekuador-Senegal dhe Holandë-Katar, ndeshje të cilat luhen në orën 16:00.

Katari është eliminuar ndërsa Ekuadori, Holanda dhe Senegali shpresojnë te kualifikimi.

Mbrëmja sjell dy sfida mjaft interesante si SHBA-Iran dhe Angli-Uells. Të dyja përballjet fillojnë në orën 20:00. Grupi është totalisht i hapur dhe mund të ketë surpriza në varësi të rezultateve.

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve/ Na presin surpriza? Nis sot xhiroja e

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE