Me dy armë në shtëpi, zbardhet vendimi befasues nga Prokuroria për “monstrën” që vrau gruan shtatzanë

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me dy armë në shtëpi, zbardhet vendimi befasues nga Prokuroria për “monstrën” që vrau gruan shtatzanë

Vrasësi i gruas shtatzënë në Kosovë, Sokol Halili rezulton i dënuar më pare. Magashi kishte raportuar se ishte kërcënuar me armë nga bashkëshorti i saj. Saktësisht tre javë kohë i janë dashur Prokurorisë që të urdhëronte bastisjen në shtëpinë e Sokol Halilit. Bastisja kishte rezultuar me gjetjen e dy armëve, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar e tjetra pistoletë me gaz. Pushka e gjuetisë ishte gjetur në dhomën e fjetjes, në katin e dytë të shtëpisë, ndërsa në oborrin e shtëpisë ishte gjetur pistoleta me gaz dhe me karikator të zbrazët.

Këtë të fundit, i dyshuari para organeve ndjekëse kishte deklaruar se e kishte gjetur në vitin 2014 apo 2015 në Ferizaj dhe e kishte mbajtur të fshehur në shupë te pajisjet e punës. Për pushkën e gjuetisë nuk ishte iniciuar procedurë penale pasi për këtë ishte në procedurën e riaplikimit për leje, mirëpo e njëjta ishte konfiskuar për çështje të sigurisë.

Edhe pse kishte raportime për kërcënim, dhe i ishin gjetur dy armë zjarri në shtëpi, Sokol Halili me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte lënë në liri. Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë 300 euro. Para bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, bashkëshortja e tij kishte deklaruar në hetuesi për dhunën e vazhdueshme të cilën e kishte përjetuar. Magashi kishte deklaruar se në çdo vizitë familjare kishte qenë nën shoqërimin e vjehrrës dhe vëzhgimin e bashkëshortit.

Përpos përcjelljes së vazhdueshme nga vjehrra dhe bashkëshorti, viktima kishte raportuar edhe për kërcënimet me armë. Madje Magashi kishte raportuar se kishte pasur edhe kërcënime me vrasjen e burrit të motrës së saj dhe kërcënime se do të kryente marrëdhënie seksuale me motrën e saj në praninë e saj. Përpos dhunës dhe kërcënimeve Hamide Magashi kishte raportuar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit, duke ia paguar edhe gjobat për kundërvajtje në trafik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE