Uruguai fiton me Ganën por nuk mjafton, golavarazhi dënon amerikano-latinët!

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Uruguai fiton me Ganën por nuk mjafton, golavarazhi dënon amerikano-latinët!

Uruguai fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të Grupit H teksa mposhti Ganën.

Megjithatë, ky sukses nuk i mjaftoi amerikano-latinëve për të kaluar më tej edhe pse e mbyllën grupin me pikë të barabarta, 4, me Korenë e Jugut teksa vendimtar u bë golavarazhi me koreanojugorët që kishin shënuan më shumë. Në këtë formë, zhgënjimi ishte i madh te Suarez me shokë teksa duhet ta shohin nga shtëpia pjesën e mbetur të edicionit në Katar.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, ajo nisi me Ganën si skuadra që pati mundësinë e artë për të kaluar në avantazh teksa në minutën e 16-të, Kudus fitoi një 11-metërsh pas kontaktit me portierin Rochet. Në fakt, fillimisht u akordua pozicion jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR, arbitri gjerman Siebert akordoi penallti. Nga pika e bardhë u paraqit A.Ayeë por në fund gaboi dhe shpërdoroi me Rochet që priti. Në atë moment, Uruguai u “zgjua” dhe reagoi duke kërcënuar me anë të Darëin Nunez ndërsa goli nuk vonoi dhe në të 26-tën, De Arrascaeta shënoi me portën e zbrazur pasi më parë goditja e Suarez ishte devijuar nga portieri Ziki. Vrulli i Uruguait vijoi dhe pesë minuta më pas, amerikano-latinët dyfishuan sërish me të njëjtin autor, por në ndryshim nga goli i parë, këtë herë De Arrascaeta realizoi një gol spektakolar.

Në fraksionin e dytë, Uruguai pretendoi për një penallti pas një kontakti në zonë mes Nunez dhe Amartey, por edhe pas konsultimit me VAR, arbitri gjerman vijoi lojën duke i qëndruar besnik vendimit që mori në fushë. Minutat e fundit u bënë shumë emocionuese me Uruguain që pasi mësoi se Korea e Jugut kishte përmbysur Portugalinë, u hodh e gjitha në sulm por nuk ia doli të shënonte golin vendimtar edhe pse rastet nuk munguan.

Në fund, si Uruguai dhe Gana janë të detyruara t’i japin lamtumirën kompeticionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE