Nëse ai nuk bën shumicën e këtyre veprimeve, je më mirë single

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse ai nuk bën shumicën e këtyre veprimeve, je më mirë single

Gjestet e vogla në fillim të njohjes nuk janë aq të parëndësishme sa duken. Përkundrazi, ato përcaktojnë nëse do të ketë një lidhje më pas e nëse ky raport do t’i mbijetojë sfidave.

Vonesat, mungesa e sinqeritetit, gënjeshtrat etj., janë gjëra që ndonëse mund t’i vëmë re që prej fillimit, i justifikojmë dhe tolerojmë. Por, është më mirë të qëndroni single nëse ai që keni në krah s’bën shumicën e veprimeve që janë renditur në listën në vijim:

1. Ai bën vazhdimisht përpjekje për t’u takuar, të fton për të dalë dhe planifikon takime interesante për të kaluar sa më shumë kohë me ty.

2. Sa herë që jeni bashkë në restorant, ai pret që ti të porosisësh e para.

3. Nuk të lë të presësh për një mesazh.

4. Edhe kur është shumë i zënë me punë, ta bën të ditur paraprakisht.

5. Të lejon dhe madje të motivon të shijosh kohën tënde vetëm.

6. Sigurohet që jeta jote është e rëndësishme edhe përtej lidhjes suaj.

7. Gjithmonë kujdeset nëse ti e tepron paaak me alkoolin kur dilni bashkë.

8. Kurrë nuk ka përfituar prej teje apo gjendjes tënde në një moment të caktuar.

9. Të dëgjon me shumë vëmendje kur ke diçka për t’i thënë.

10. Përpiqet që ti të njohësh njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

11.Nuk heziton për asnjë çast të të prezantojë me miqtë dhe familjen.

12.Tregohet i gatshëm të vazhdojë bisedat sa herë bëhet fjalë për të ardhmen tuaj.

13. Ai sigurohet që jeta intime të jetë e përmbushur.

14. Të motivon vazhdimisht dhe tregon se është pranë teje në çdo vendim.

15. Është gjithmonë korrekt me takimet, daljet dhe gjithçka që organizoni bashkë.

16. Edhe nëse ndodh që të mos jetë, di të kërkojë ndjesë.

Burimi: Psychology Today

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE