Detaje të rënda dalin nga krimi në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të rënda dalin nga krimi në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën

Mediat greke kanë zbardhur detaje në lidhje me krimin e rëndë pasi shqiptari Qamil Taja vrau të dashurën e tij, Krisjana Brakaj, vetëm 19 vjeçe. Sipas informacioneve, Taja i ka thënë policisë se ka pasur një debat të ashpër me partneren e tij për të cilën ishte xheloz dhe se krimin e kishte kryer nën efektin e drogës.

Ai ka treguar se kishte konsumuar kokainë dhe se gjatë debatit të tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë vajzën. Pasi, efekti i kokainës ishte ‘larguar’ nga trupi i tij, i riu ka kuptuar se çfarë ka bëtrë dhe ka njoftuar policinë për krimin.

Armën e ka vendosur në frigorifer dhe arsyeja e këtij veprimi nuk dihet ende. Kur efektivët kanë hyrë në shtëpi janë përballur me të renë e pajetë, të rrethuar nga një pellg gjaku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE