Mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran!

Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit. Lajmi u bë i ditur këtë të shtunë nga trupi kryesor i sigurisë iraniane, shkruan REL.

Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator pasi u arrestua në Teheran nën pretendimet për shkeljen e rregullave të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare tha se numri i viktimave gjatë trazirave “ka tejkaluar shifrën prej 200”.

Ky këshill tha se në këto të dhëna përfshihen zyrtarët e vrarë të sigurisë, civilët, “separatistët”, por edhe “rebelët” – term që përdoret nga autoritetet iraniane për të përshkruar protestuesit.

Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për herë të parë gjatë kësaj jave tha se mbi 300 persona kanë vdekur gjatë trazirave.

Këshilli i Sigurisë tha se përveç viktimave në njerëz, dhuna ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona dollarësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE