Iu grabit shtëpia, Sterling i Anglisë detyrohet të ndërpresë pjesëmarrjen në Kupën e Botës!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Iu grabit shtëpia, Sterling i Anglisë detyrohet të ndërpresë pjesëmarrjen në Kupën e Botës!

Një natë më parë, Anglia ia doli të fitojë kundër Senegalit me rezultatin 3-0 dhe siguroi kalimin në çerekfinalen e Botërorit. Por, Raheem Sterling u largua nga Kupa e Botës në Katar 2022, pasi disa persona të armatosur i hynë në shtëpi për të grabitur dhe kjo në kohën kur aty ishin familjarë të tij.

Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, tha për gazetarët se “Raheem duhet të përballet me një situatë familjare, kështu që ai do të kthehet në Angli”.

Gareth Southgate shtoi:

Ne duhet t’i japim kohë për ta zgjidhur këtë gjë dhe për t’i qëndruar pranë familjes. Ai është rrugës për në shtëpi tani dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që i duhet kohë e privatësi, kështu që nuk do të japim shumë detaje.

Sot, kalendari i ndeshjeve vijon me sfidën Japoni-Kroaci në orën 16:00, ndërsa në mbrëmje, ora 20:00 luhet takimi Brazil-Kore e Jugut.

Po ashtu, në Kupën e Botës në Futboll, këtë javë përsëritet historia me duelin legjendar Holandë-Argjentinë, në çerekfinalen e 9 dhjetorit, ora 20:00. Nuk është hera e parë që historia e Botërorit ofron sfidën portokalli dhe bojëqielli.

Me këtë edicion të gjashtë, dueli bëhet takimi i tretë më i luajtur në Kupën e Botës, pas Brazil-Suedi e Argjentinë-Gjermani ose RFGJ (shtatë herë). Gjermanët, para, gjatë dhe pas ndarjes Lindje-Perëndim, gjithashtu u përballën gjashtë herë me Jugosllavinë (dhe një herë me Serbinë).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE