Konferenca e përbashkët: Zgjodhëm Tiranën se ishte vendi i duhur, jemi të gjithë së bashku!

vovalbania December 06, 2022 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Konferenca e përbashkët: Zgjodhëm Tiranën se ishte vendi i duhur, jemi të gjithë së bashku!

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michelle, teksa është pyetur për arsyen se përse po zhvillohet në Tiranë Samiti i BE-së, është shprehur se Shqipëria ishte vendi i duhet për një mbledhje të tillë.

Ai tha se nuk ka pritur këtë mbledhje për të ardhur në Tiranë, pasi ka ardhur edhe herë të tjera dhe pikërisht këto shkëmbime afrojnë më shumë lidhjen ndërmjet Unionit dhe Shqipërisë.

Michel: U zgjodh Tirana sepse përpara disa javësh u propozua të bëhet ky samit këtu dhe para se të vendosnim, Tirana dukej si vendi i duhur, dua t’ju falenderoj juve Rama dhe ekipin tuaj, ishte e mrekullueshme në kaq pak kohë u organizua një pritje e mrekullueshme. Kemi një sinjal shumë të qartë që I përçojmë qytetarëve mesazhin se e ardhmja jonë është e përbashkët. Nuk prita këtë mbledhje për të ardhur në Tiranë, kam ardhur si kryeministër belg, janë këto shkëmbime që na bëjnë të kuptojmë ne të BE-së se duhet përshpejtuar procesi I integrimit të Ballkanit Perëndimor. Herën e fundit nga Rama në mbledhjen në Bruksel pati një ndjesi lodhjeje dhe braktisjeje por u bë e pamundura për ta zhbllokuar këtë ndjesi.

Von der Leyen u shpreh nga ana tjetër se në total ndihma që do t’i jepet Shqipërisë në vazhdim është 500 mln euro të cilat do të përdoren për projekte madhore , ndërsa zbuloi se një ndër to është ndërtimi i një centrali të madh fotovoltaik.

Ursula Von Der Leyen: 85 mln është një mbështetje buxhetore, ka një sërë projektesh të ndryshme që po projektohen me pjesën tjetër të 500 mln, një projekt tjetër për shembull di që është një central i madh fotovoltaik.

Rama: Jemi e se jemi më besnikët se. Për ta ishte vendi më I mirë për të qenë duke qenë se është vendi më Europë dashës. Nëse Mark Rute i tha dje shtypit holandez se kjo është Aventura me emocionale për Be-në këtë vit. Veç asaj që shpjegoi Ursula kemi një sërë projektesh për të cilat jemi gati. Njëri është një tubacion që lidh Fierin me Vlorën me gazsjellësin. U përmendën nga të gjithë sot se Ballkani ka një potencial të madh për tu shndërruar në një qendër të mirfilltë. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë drejtim Bashkimi Evropian nuk të jep para dhe të thotë merri se je më i miri, paratë janë por duhet të bëjmë projektet e duhura.Këtë duhet ta bëjnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Kur vjen fjala për anëtarësimin duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, BE-ja po krijon hapësira dhe sipas mënyrës së vjetër të pak viteve më parë, kurrë nuk do të kishim hyrë në aleancën e universiteteve sepse ka një mirëkuptim të përbashkët sepse ndërkohë që bën detyrat e shtëpisë duhet të jesh pranë Europës. Të gjitha gjërat që po ndodhi janë të reja është mendësi e re falë presidentëve. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që të jemi anëtarë.

Von der Leyen: Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Duhet të punojmë së bashku. Ne nuk duam jetën, por të jetojmë jetën së bashku, faleminderit për këtë samit të mrekullueshëm. Një mesazh aq I qartë në këtë samit i të qenit së bashku, një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta e të sinqerta, ne diskutuam shumë tema. Një temë madhore është se ne dëshirojmë të përballemi me sfidat që ka nisur Rusia në Ukrainë, për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga BE, të reflektohet edhe në Ballkan çfarë ne bëjmë në BE. Fakti që familjet, bizneset do të kalojnë vështirësi, 1 mld euro për sektorin e energjisë, 500 mln mbështetje buxhetore që në formë të shënjestruar u shkojnë familjeve në nevojë dhe bizneseve. 500 mln euro mbështetje për infrastrukturën, që të bëhen investime për energjinë e së ardhmes, e rinvoueshme, më e mirë, më e gjelbër që prodhohet në vendin tonë, mundëson edhe vende pune të reja, ne dje miratuam 6 projekte të ndryshme që shkojnë nga fermat fotovoltaike, energjia m e erë, rehabilitimi I hidrocentraleve, theksi vihet edhe tek investime për spitale, shkolla me anë të një sistemi efikas të energjisë, kjo është një pjesë e saj, ky plan ekonomik po ecën në drejtimin e duhur, gjëja tjetër ka të bëjë me situatën në të cilën shihet marrëdhënia mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, kemi parë progres, u bë konferenca e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një hap historik për çeljen e negociatave. Ne komisioni kemi rekomanduar dhënien e vendit kandidat edhe të Bosnjës dhe pritet marrja e një vendimi nga Këshilli. Ka edhe një çështje tjetër të rëndësishme. Dua t’ ju përgëzoj shumë për ecurinë që ka pasur përparime, një gjë e mirë për rajonin të cilat theksojnë lirinë për të punuar, të gjitha temat të rëndësishme për qytetarët të cilat theksojnë rëndësinë e këtij samiti. Migracioni ka qenë një sfidë që jeni përballur, me interes të plotë dhe të përbashkët, këtu bëhet fjalë menaxhimin e emigracionit, një plan veprimi për të rritur bashkëpunimin reciprok, është një sfidë e përbashkët dhe do e menaxhojmë së bashku në mënyrë që të mbahen regjimet pa viza. Kjo çështje ka të bëjë me rininë dhe e di se sa e rëndësishme është për ju. Ju keni qenë të parët që më keni thënë që janë shanset për të rinjtë. Universitetet e BE do të mund të bëhen pjesë e BE që do të thotë që studentët e Evropës do të mund të studiojnë në vende të tjera në formë virtuale. Nga ana ime është një gjë që shpresoj që në një nga samitet e tjera do të them ja e arritëm këtë gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE