Tirana fituesja e Superkupës së Shqipërisë, mposht Vllazninë në ‘Air Albania’

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tirana fituesja e Superkupës së Shqipërisë, mposht Vllazninë në ‘Air Albania’

Tirana është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 shkodranët e Vllaznisë, një përballje me spektakël mes të dyja skuadrave.

Ka qenë e para Vllaznia e cila ka kaluar në avantazh me Malën në minutën e 8, avantazh që zgjati vetëm 30 minuta, pasi në të 39-n ishte Patrick që vendosi baraspeshën, ndërsa më pas Hasani do të kalonte në epërsi bardh e blutë.

Ndërkohë, reagimi i Vllaznisë do të vinte disa minuta më pas me anë të Latifit, i cili vetëm pak minuta larg fundit barazoi shifrat në 2-2, ku shënoi nga pika e bardhë.

Por, Tirana nuk do të dorëzohej, dhe në minutën e 92-të të ndeshjes ishte i përhershmi Xhixha, i cili çoi shifrat në 3-2.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE