Janë përplasur në prapaskenë? Olta flet për Luizin dhe bashkëpunimin në film

vovalbania September 28, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Janë përplasur në prapaskenë? Olta flet për Luizin dhe bashkëpunimin në film

Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka qenë një nga temat më të nxehta të verës.

Dy protagonistët, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, nuk kanë pasur raporte aspak të mira gjatë pjesëmarrjes së tyre në ‘Big Brother VIP’. Megjithatë, ata i përmirësuan disi më vonë, por askush nuk e priste që të shfaqeshin bashkë në një film. Pati raportime gjatë verës se ata ishin përplasur gjatë xhirimeve.

Por, si i kanë raportet ata në të vërtetë? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Olta.

E ftuar në “Top Albania Radio, aktorja tha:

“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit sinqerisht po e them që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim.Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”

E pyetur nëse kishte Big Brother në raportin e tyre, Olta tha se e ka xhan Luizin, por la të kuptohet se nuk janë miq.

“Nga ana ime jo aspak. Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira. (qesh)”

Kanë pirë një kafe ose gotë pas pune ose xhirimeve? Kujt i ka munguar vullneti?

“Jo. Unë këtë nuk e tregoj dot sepse mbase nuk më përket mua ta tregoj. Unë flas për veten time por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte mendoj që ka mjaftuar për të patur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha “Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE