Njoftimi për largimin e Yuri Kim trazon politikën shqiptare/ Çuditet Jozefina Topalli: Nuk ka ndodhur ndonjëherë

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njoftimi për largimin e Yuri Kim trazon politikën shqiptare/ Çuditet Jozefina Topalli: Nuk ka ndodhur ndonjëherë

Ish-kryeparlamentarja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka folur për deklaratën e ministrisë së Jashtme, e cila njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.

Topalli tha në emisionin “Noë” me Erla Mëhillin se kjo deklaratë i duket e çuditshme. Ajo u shpreh se nuk i takon ministrisë së Jashtme të flasë për largimin e ambasadores.

“E çuditshme. Nuk kujtoj që në tre dekada ministria e Jashtme të jetë treguar aq e kujdesshme sa në interes të gazetarëve të flasë për procedurat e largimit të një ambasadoreje. Nuk është detyrë e saj. Nuk i takon asaj. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në dijeninë time”, theksoi Topalli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE