“Juli kopjon lojën e Luiz Ejllit në ‘Big Brother VIP’”?- Flet miku i aktorit dhe zbulon si qëndron e vërteta

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Juli kopjon lojën e Luiz Ejllit në ‘Big Brother VIP’”?- Flet miku i aktorit dhe zbulon si qëndron e vërteta

Aktori i njohur i humorit Julian Deda është një ndër banorët e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë qëndrimit në këtë shtëpi ai shpesh herë është komentuar nga banorët se nuk është real por po kopjon strategjinë e lojës së këngëtarit shkodran Luiz Ejlli, i cili sezonin e kaluar u shpall fitues i këtij spektakli.

Së fundmi miku i ngushtë i Julit prej 23 vitesh, Eglein Laknori ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur rreth lojës që po bën aktori në këtë shtëpi.

I tha që aktori është ndryshe nga të gjithë konkurentët e tjerë, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se Juli po kopjon lojën e Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Juli ka një aftësi që asnjë aty nuk e ka. Juli e ka gjithmonë situatën nën kontroll, nuk i ikën kurrë situata nga kontrolli. Juli flet dhe po ta shofësh dëgjon gjithmonë ata që janë në fund, e ka përqendrimin ndryshe nga njerëzit e tjerë.” – u shpreh Egleini

“A po e kopjon Juli lojën e Luiz Ejllit”- e pyeti Bieta, ndërsa aktori u shpreh: “Jo nuk është e vërtetë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49283 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE