Sulmi ndaj Berishës, Frrok Çupi ngre dyshime: Mendoj se ajo që ndodhi ka qenë e sajuar nga vetë Saliu

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi ndaj Berishës, Frrok Çupi ngre dyshime: Mendoj se ajo që ndodhi ka qenë e sajuar nga vetë Saliu

Analisti Frrok Çupi ka folur dje sa i takon incidentit që i ndodhi ditën e djeshme ish kryeministrit Berisha, për të cilin tha se nuk ishte gjë tjetër veçse një sajesë. Sipas Çupit, Berishës i duhej diçka që të hiqte vëmendjen nga Samitit i BE-së dhe ta fokusonte tek vetja, për këtë arsye ai krijoi këtë skenar.“BE zgjodhi Shqipërinë, sepse është larg trazirave dhe vendosi praninë e vet, hodhi spirancën këtu. Ne u certifikuam për një demokraci funksionale dhe fund të trazicionit.

Sa për protestën, problemi i dhunës nuk është tek politikani, sepse prandaj del në betejë një politikan, sidomos një njeri si Berisha që i ka kushtuar Shqipërisë tranzicion, dhunë, prapambetje. Dje, Berishës i duhet të ishte protagonist dhe ai nuk prodhon dot më lajm, prandaj e sajoi”, tha Çupi. Analisti shkoi më tej duke thënë se i riu që goditi ish kryeministrin, është i njohur në familjen e Berishës, madje sipas Çupit, ai është paguar nga vetë Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se nëse sulmi nuk do të ishte i inskenuar, 31-vjeçari nuk do të mund ta çante dot turmë, pasi Berisha ka 20 bodyguardë. Çupi tha se çdo dalje e Berishës ka si kult politikën e dhunës, duke shtuar se dje nuk kishte dhunë ndaj ish kryeministrit, por dhunë ndaj një djali i cili ka probleme ekonomike.“Ai që e ka gjuajtur është i njohur në familjen e Berishës, ka marrë rrogë. Një djalë i varfër, i rritur pa baba dhe ka parë Berishën si baba. Berisha ka 20 bodygurd, nuk besoj që do e lejonin të çante turmën . Berisha sa herë ka pasur humbje e ka kaluar në dhunë, si në 97’ me luftën civile, ku rrugët u mbushën me gjak. Berisha doli i padjegur. Në 2011, 21 janar, ndjeu që po i ikte pushteti dhe vrau 4 protestues.

Çdo dalje e Berishës e ka kulturë politike dhunën. Ne dje nuk pamë dhunën kundër Berishës që ka badigardë dhe çdo njeri që merret me krimet e kupton, por kemi dhunë kundër një djali problematik pa para. Ajo që të bën përshtypje është se askush nuk ka reaguar kundër Berishës, pasi është paguar dhe Berisha është hajdut”, përfundoi Çupi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE