Aksident me një viktimë/Në Qafë Muzinë, makina doli jashtë rruge, shoferja gjeti vdekjen!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me një viktimë/Në Qafë Muzinë, makina doli jashtë rruge, shoferja gjeti vdekjen!

Aksidentet automobilistike vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare. Në Qafën e Muzinës në Sarandë, një makinë me drejtuese një grua të moshës 50-vjeçe doli nga rruga e përfundoi disa metra poshtë saj. Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për shtetasen e identifikuar si Enkelejda Bekjo, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

Bejko po udhëtonte drejt fshatit Markat në Konispol me një automjet tip “Hunday” kur humbi kontrollin e mjetit e doli nga rruga në një kthesë në zbritje. Sipas vlerësimit paraprak, besohet se shkak është bërë rrëshqitja e makinës prej lagështirës, si dhe pamundësia për të manovruar në hyrje të kthesës.

Automjeti përfundoi disa metra nën rrugë e ka pësuar disa përmbysje që vihen re në strukturën e jashme të makinës. Drejtuesja udhëtonte e vetme dhe mendohet se vinte nga Greqia. Në pjesën e pasme të makinës dallohen disa bagazhe. Krahas forcave të policisë, në vendngjarje shkuan edhe ato zjarrfikëse për të ndërhyrë në makinën që mori dëmtime të konsiderueshme gjatë aksidentit fatal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE