Berisha: Ja pse Rama porositi sulmin ndaj meje!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Ja pse Rama porositi sulmin ndaj meje!

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarë, tre ditë pasi u dhunua në Tiranë nga Gert Shehu, tashmë i ndaluar, kryetari demokrat Berisha përsëriti akuzat se pas sulmit fizik “qëndron Edi Rama”. Sipas tij, “Rama nuk feston kurrë pa një agresion” dhe e akuzon kryeministrin se “ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese”.

Le t’i referohemi ngjarjes! Ju dhe çdo qytetar mund të thotë se i vetmi njeri që nuk ishte i interesuar për ngjarjen, ishte Edi Rama. Por, ky gjykim vlen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre. Por, jo për Edi Ramën, i cili kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit. Çdo sukses ai e paraqet me moton: plastë armiku!

Këtë konstatim e kam shprehur me dhjetëra raste në Parlament dhe studio televizive. Ai është unik në universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar ndonjëherë. Po për këtë motiv dhe asnjë tjetër, Edi Rama festoi samitin e liderëve të Bashkimit Europian me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij. Një akt të tillë nuk e bën kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen e tij.

Pse atë ditë të samitit, Edi Rama zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë?

Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese.

Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do të udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit.

Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE