E trishtë/ Gjendet i vdekur djali i këngëtares së njohur, dyshimet e para

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E trishtë/ Gjendet i vdekur djali i këngëtares së njohur, dyshimet e para

Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare.

‘DailyMail’ raporton se Ronnie është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Nëna e tij ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij.

E trishtë/ Gjendet i vdekur djali i këngëtares së njohur,

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike.

Policia u thirr në shtëpinë e Ronnie në mëngjes. Gruaja e tij Feda, thirri policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Mjekët nxituan në shtëpinë në San Fernando Valley, ku gjetën kalimtarë të rastësishëm që po përpiqeshin të ndihmonin. Por përpjekjet e tyre përfundimisht dështuan dhe Ronnie u shpall i vdekur.

Ronnie luajti së bashku me nënën e tij në filmin biografik të vitit 1993 What’s Love Got To Do with It, i cili tregonte historinë e jetës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE