Krist Aliaj: Dua t’i takoj personat që më kërcënojnë në rrjete sociale! Zbulon arsyen pse

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krist Aliaj: Dua t’i takoj personat që më kërcënojnë në rrjete sociale! Zbulon arsyen pse

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ka qenë mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Gjatë intervistës në studio, ai u shpreh se në rrjetet sociale ka persona që e kërcënojnë, por teksa ndodhet në kafe apo restorant, vetëm e respektojnë.

Madje ai në një moment tha se dëshironte të takonte personat që e kërcënojnë, për t’i njohur se kush janë.

Pjesë nga intervista:

Neada: Kristi, këto janë komente që i merr vetëm virtualisht? Në jetën e përditshme ti ulesh në një kafe dhe askush nuk ka diçka për të thënë. Pra janë thjesht kërcënime virtuale?

Kristi: Virtuale. Absolutisht deri tani kanë qenë vetëm virtuale. Në kafe, në restorante, në vende, vetëm shumë respekt

Blendi: Kjo është një lloj paradoksi që kërkon shpjegim

Kristi: Besoj që është ky fetishi shqiptar për të urryer. Në momentin që të ka përballë, të shikon si qenie materiale e kupton ‘prit pak nuk qenka edhe aq keq ky Kristi’

Neada: E kupton që nuk të lëndon dot

Kristi: Po

Enxhi: Apo ndoshta jemi më ‘gango’ në rrjetet sociale, sepse mund të kesh edhe një adresë false, të komentosh e të nxjerrësh vrer.

Kristi: Jo, shqiptarët janë edhe gango në të vërtetë. Nuk janë vetëm në rrjetet sociale. Dua të shikoj këtë personin tipik që i bën këto komente. Dua të përballem fizikisht, jo për t’u zënë. Absolutisht jo. Dua t’a shikoj kush është.

Neada: U ke shkruar ndonjëherë këtyre komentuesve? Ke bërë ndonjë bisedë me ta?

Kristi: Jo, unë rrallë u kthej përgjigje

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE