Mal i Zi, pranga një prokurori special!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mal i Zi, pranga një prokurori special!

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, sot në Malin e Zi u arrestua prokurori Sasha Çagjenoviç, i cili akuzohet “Për krijim organizate kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Vukash Radonjiç, Çagjenoviç u prangos lidhur me dyshimet se në periudhën kohore që shtrihet nga mesi i vitit 2020 e deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Në njoftimin zyrtar të organit të akuzës thuhet:

Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun në kohë për veprimet e saj të mëtejshme e po ashtu, për ecurinë e procedimit. Në mënyrë të veçantë, theksojmë se autoritetet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, figurat publike e të tjerë persona, janë të detyruar t’i përmbahen prezumimit të pafajësisë. Për këtë arsye, në vijim të procedimit, askush nuk duhet të cënojë të tjera rregulla të procedurës, si dhe të drejtat e personave kundër të cilëve po zhvillohet kjo procedurë.

Në vendin fqinj, prokurori Çagjenoviç është person i njohur në opinionin publik, si përfaqësuesi i padisë në procesin gjyqësor që lidhet me të ashtuquajturën “përpjekje për grusht shteti” e të zhvilluar nga viti 2017 deri në vitin 2019 në Gjykatën e Lartë të Podgoricës kundër një grupi prej trembëdhjetë të pandehurish. Mes tyre ishin liderët e Frontit Demokratik pro-rus, si dhe dy shtetas, punonjës të sigurimit rus.

Të pandehurit në çështjen e përpjekjes për “grusht shteti”, tre vjet më parë, Gjykata e Lartë i dënoi me gjithsej 70 vjet burg, por Apeli e rrëzoi vendimin dhe gjykimi nisi nga e para. Për këtë çështje, rigjykimi u shty disa herë dhe shkak u bë kërkesa për shkarkimin e prokurorit Sasha Çagjenoviç, ndërsa seanca gjyqësore e radhës është caktuar për në janar të vitit që vjen, pra pas një muaji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49532 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE