Fundjava nis me mot me shi! Vranësira dhe rebeshe, ndryshojnë temperaturat gjatë ditës, parashikimi për sot

vovalbania April 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fundjava nis me mot me shi! Vranësira dhe rebeshe, ndryshojnë temperaturat gjatë ditës, parashikimi për sot

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore.

Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më prezente, duke gjeneruar reshje të pakta shiu ne gjysmen e dytë te dites. Vija bregdetare do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE