Pas vdekjes së djalit të saj, reagon ‘zemërthyer’ Tina Turner!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas vdekjes së djalit të saj, reagon ‘zemërthyer’ Tina Turner!

Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. ‘DailyMail’ raporton se 62-vjeçari është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit.

Pas këtij lajmi tragjik ka ardhur edhe reagimi i legjendës së muzikës, Tina Turner e cila ka bërë një postim prekës në rrjetin e saj social Instagram duke shkruar:

Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare. Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike.

Rikujtojmë, se kompania e lodrave Mattel ka nderuar këngëtaren Tina Turner në 40-vjetorin e hitit “What’s Love Got To Do With It”, duke sjellë një barbie me portretin e saj. Kukulla, e cila është pjesë e serisë “Barbie Signature”, i ka qëndruar besnike edhe veshjes që Tina mbante në videoklip, një minifund i zi lëkure, bluzë e ngushtë dhe xhaketë xhins.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE