Të shtëna me armë zjarri në veri, sulmohet policia e Kosovës

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të shtëna me armë zjarri në veri, sulmohet policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se “grupet kriminale” që kanë bllokuar disa rrugë në veri të Kosovës, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri kundër njësiteve policore në rrugën që të çon në pikën kufitare Bërnjak, e cila lidh Kosovën me Serbinë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se zyrtarët policorë u janë përgjigjur këtyre sulmeve, po ashtu, me armë zjarri dhe sulmuesit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka thënë se për të shtëna me armë zjarri është dëgjuar në disa pjesë të veriut, por nuk ka informacione për të plagosur.

Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Autoritetet e rendit kërkuan që qytetarët të përdorin për qarkullim pikëkalime të tjera.

Policia tha se kjo është një masë paraprake e sigurisë, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë në veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

“Bllokimi i rrugëve ka ndodhur kryesisht në disa rrugë, përfshirë edhe rrugë nacionale të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave”, tha Policia e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se kanë arrestuar më 10 dhjetor ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ish-polici serb ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ai shtoi se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE