Imazhi i ri i Louis Vuitton? Donald Veshaj habit me postimin e fundit!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Imazhi i ri i Louis Vuitton? Donald Veshaj habit me postimin e fundit!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instagram disa foto profesionale të tij ama ajo çfarë mori më shumë vëmendje ishte shkrimi në të. Donaldi është shprehur se është imazhi i markës së njohur, ‘Louis Vuitton’ e në fillim të gjithë u ngatërruan dhe e besuan këtë, por pasi e kanë lexuar deri në fund shkrimin në foto e kanë kuptuar se kjo nuk është e vërtetë e këtëe ka mohuar edhe vetë Donaldi në paragrafin e fundit, ku shprehet:

Unë jam imazhi i ri i Louis Vuitton. Kam qenë unë në plan për të bërë foton e famshme me Ronaldon mbi valixhe duke luajtur shah, por valixhen e kishte Messi edhe unë nuk doja që ti futesha në mes.
Ps: E shkruajta këtë gjë sepse më duhej një shprehje fashion për këto fotot se janë shumë artistike. Kisha një shprehje tjetër në lidhje me midhjet në fakt po e ndërrova në moment të fundit.

Episodin e djeshëm një nga të ftuarat ishte Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës dhe njëkohësisht konkurente në spektaklin “Dancing with the Stars”. Natën e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë dhe morën mjaft kritika për kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. E ditën e djeshme Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e ‘Më lër të flas’, ku bukuroshja duket duke qeshur, shumë e lumtur dhe pozitive dhe me një mënyre ka mbështetur Sarën dhe ka ‘thumbuar’ jurinë e ‘DWTS’ për energjinë negative që përcjellin ndaj konkurentëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE