Arrestohet kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena!

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena u arrestua me urdhër të SPAK-ut nën akuzën se është përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit muajin e kaluar e kur tre persona u lanë në burg, një në arrest shtëpie dhe një tjetër me detyrim për paraqitje. Kjo lidhur me tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Apelit Korçë, me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.

Më 26 dhjetor 2023, Prokuroria e Posaçme njoftonte për ofrimin e shpërblimit 5 mijë euro.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal.

Dy sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun kanë ofruar 5 mijë euro që te Apeli i Gjykatës së Korçës të zbuste masën e sigurisë ndaj trafikantit të emigrantëve Bledar Kozici. Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj dy sekserëve që janë lënë në burg, ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokatja Dajana Kodra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE