PD feston 32-vjetorin e themelimit, Berisha: Gardiane dhe avokate e pamposhtur e interesit kombëtar!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
PD feston 32-vjetorin e themelimit, Berisha: Gardiane dhe avokate e pamposhtur e interesit kombëtar!

Është zhvilluar këtë të diel ceremonia e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD Sali Berisha u shpreh se PD ka qenë gardiane dhe avokate e pamposhtur e interesit kombëtar.

Në fjalën e tij Sali Berisha u shpreh: “Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri. PD u themelua 32 vite më parë si parti e lirisë e njerëzve më të shtypur. U themelua si parti e vlerave demokratike dhe ekonomike së tregut. Gardiane dhe avokate e pamposhtur e interesit kombëtar dhe çështjen kombëtare. Kjo parti arriti rezultate të jashtëzakonshme dhe të dëshmohet lokomotivë e proceseve integruese europiane.

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi janë ato që i duhen demokracisë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa herë vijën e kuqe.

 “32-vite më parë isha vetëm një gjimnazist dhe kur erdhi lajmi se më 8 dhjetori ishin rebeluar studentët në Durrës na erdhi ai lajm, kishim pasion. Po ashtu kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ndoshta nuk e rrokëm shumë kuptimin e saj. Besoj se të gjithë e kanë brenda një urë që e ka përshkruar vetë. Pluralizmi si themel i ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës. Në demokraci mjaftojnë zgjedhje të mira demokratike dhe pluralizmi. Në këto 9 vite Rama ka shkelur vijën e kuqe të zgjedhjeve, e ka bërë këtë disa herë. Rama ka vënë në shënjestër vijën e kuqe, atë që na ndan nga diktatura, pikërisht pluralizmin”, tha ai, duke shtuar: “Në 2021 ODIHR tha se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të fshehta. PD tha fjalë por nuk veproi. Por prej më shumë se një viti Edi Rama ka vënë në shënjestër vijën e fundit që na ndan nga diktatura, PLURALIZMIN. Fillimisht përdori korruptimin e opozitës duke ofruar bashkëqeverisje okulte. Loboi ndërkombëtarisht që ta përçante PD me non grata pa prova. Ata që bashkëpunuan me Edi Ramën e çentralizuan PD dhe përjashtuan deputetë e demokratë të thjeshtë që nuk ranë dakord. Por demokratët reaguan. Më 9 shtator 2021, akti i porositur për përjashtimin e Sali Berishës nuk shkaktoi thjesht valë shoku. Atë mbrëmje u vu në lëvizje sistemi imunitar i demokracisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50390 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE