Sulmohet misioni EULEX, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmohet misioni EULEX, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës!

Dita u duk sikur nisi e qetë në veri të Kosovës, por tensionet mbeten prezente në çdo moment. Sot u mësua se një natë më parë, një patrullë e EULEX-it, misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë u sulmua me shok-bombë (bombë çorientuese). Ngjarja ndodhi pranë Rudares, fatmirësisht pa të lënduar e dëme materiale. Në njoftim thuhet:

Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ishte i pari, i cili reagoi nga ndërkombëtarët, duke dënuar sulmin e apeloi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

SHBA-të i bashkohen EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme e përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë.

Kryediplomati europian, Josep Borrell deklaroi se “Bashkimi Europian nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it”.

BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës dhe akteve kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës! Duhet të kthehet qetësia! EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët, të shmangin përshkallëzimin!

Qytetarëve serbë në veri të Kosovës, Lista Serbe iu bëri thirrje për vetëpërmbajtje, si edhe iu kërkoi të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin lirisht në këtë pjesë të vendit.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.

Por, Lista Serbe iu kërkon qytetarëve që të parandalojnë hyrjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veriun ku ata janë shumicë.

Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës dhe pas takimit do të ketë një konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti e ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE