Konfirmohet anëtarja e tretë e “Dancing With The Stars”, bëhet fjalë për …

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet anëtarja e tretë e “Dancing With The Stars”, bëhet fjalë për …

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. E pasi zbuluam konkurrentët e DWTS, tani ka ardhur radha e jurisë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë.

Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në Instagram. E para në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari nuk ka ngurruar të kërcejë në skenë. Sezonin e kaluar ajo përforcoi dashurinë e publikut për të me komentet e shumta dhe batutat virale. Sa kritike do të jetë ajo me 15 çiftet e #DWTS?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE