Arrestimi i tij solli rritjen e tensioneve, Gjykata cakton masën e sigurisë për ish-policin serb që organizoi sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimi i tij solli rritjen e tensioneve, Gjykata cakton masën e sigurisë për ish-policin serb që organizoi sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ!

Një muaj paraburgim është caktuar për ish policin serb, Dejan Pantiç i cili u arrestua në 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë të veriut të Kosovës. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelçka, ai ka organizuar të gjithë sulmin terrorist ndaj zyrtave të KQZ në veri të Kosovës në 6 dhjetor ku u sulmuan zyrtarë policorë dhe ata të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Pikërisht për arrestimin e ish policit, serb pati reagime të shumta nga serbët në veri të Kosovës të cilët duke përdorur barrikada bllokuan rrugët dhe madje shkuan deri në pikën ku shkëmbyen zjarr me zyrtarët e EULEX.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se “ushtria serbe është e gatshme të kryejë çdo detyrë për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë dhe të të gjithë qytetarëve të saj”

Me këtë deklaratë, ai aludoi në territorin e Republikës së Kosovës – shtet i pavarur qysh në vitin 2008, por të cilin Serbia nuk e njeh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE