Berisha për ‘Primaret’: Nuk ishin të përsosura, por lobimi është pjesë e procesit!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha për ‘Primaret’: Nuk ishin të përsosura, por lobimi është pjesë e procesit!

Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetët e grupit të ‘Rithemelimit’ ka folur për primaret e finalizuara ditën e dielë përsa i përket kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj të vitit 2023.

Ai pranoi se procesi nuk kishte qenë i përkryer por shtoi se problematikat e dala mund të përdoreshin për t’u përsosur më tej në zgjedhjet e tjera që mund të mbahen në të ardhmen.

 “Në këto primare, janë pranuar me vetëdeklarim, ose propozim nga degët apo anëtarësia të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret elementare që kërkohen për të marrë pjesë në garë. Thashë edhe më sipër se nuk ishin këto të përsosura por praktika e fituar me këto primare, problematikat e dala, janë një pasuri e çmuar për ne për t’i përsosur ato në raundet e tjera në zgjedhje. Të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet dhe të jetë e barabartë për kandidatët”-tha kreu i Rithemelimit.

Më tej teksa foli për lobimin e kandidatëve për të fituar në primaret e mbajtura, ai tha se ky ishte një proces normal dhe se çdo kandidat duhet të ketë parasysh faktin se rivalët e tyre do të lobojnë për të arritur të marrin rezultatin që synojnë. Berisha tha se e vetmja gjë që nuk lejohej në këtë proces, është përfshirja e kryetarit dhe drejtuesve të partisë.

“Jemi në hapat e parë, por gradualisht anëtarët dhe simpatizantët e PD duke lexuar për këtë proces do gjejnë se lobimi, ndonëse unë nuk e këshilloj, por është pjesë konstante e procesit. Pse e them këtë? Sepse secili që merr përsipër të garojë duhet ta dijë që rivali i tij, do mund të mobilizojë, persona, grupe, personalitete për të krijuar një impakt sa më pozitiv për kandidaturën e tij dhe për këtë duhet të mësohen, sikurse persona grupe interesi kanë të drejtë të lobojnë për kandidatët që duan. Nuk besoj se kryetari dhe drejtuesit e partisë duhet të lobojnë, se kjo pastaj do e dëmtonte barazinë dhe unë ju siguroj se nuk kam patur asnjë lloj anësimi në këtë garë”- u shpreh Berisha.

Berisha mbylli mbledhjen me deputetët duke ftuar aleatët e partive politike opozitare që të qëndrojnë në këmbë për beteja të fuqishme të cilat sipas tij nuk janë parë kurrë në vendin tonë, duke nënkuptuar protesta të tjera kundër qeverisë shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE