Artistja e njohur serbe i vodhi këngën e saj, Xhensila Myrtezaj vjen me reagimin e papritur

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artistja e njohur serbe i vodhi këngën e saj, Xhensila Myrtezaj vjen me reagimin e papritur

“Ale Ale” është një prej këngëve më të suksesshme të javëve të fundit në Shqipëri, po ashtu edhe një nga hitet e Xhensila Myrtezajt, ndërsa së fundmi këtë projekt muzikor e kemi parë të publikohet edhe në një tjetër version, cka ka sjellë edhe reagimin e publikut shqiptar. Kështu, me të njejtën emër kënge, nota dhe muzikë, artstja serbe, Maya Berovic, ka publikuar “Ale ale”-në e saj, teksa projektet janë në pamje të parë thuajse identike, vetëm me tekstin që ndryshon dhe disa detaje të vogla.

Kjo ka shtyrë publikun dhe fansat e Xhensilën të reagojnë për këngën që i është “vjedhur”, cka ka detyruar edhe vetë këngëtaren të bëjë një reagim duke sqaruar të vërtetën. Rezulton se në fakt kënga nuk i është vjedhur artistes shqiptare, por është shitur tek artistja sebe nga autorët e projektit, BigDeal Records, ndërsa Xhensila në reagimin e saj thotë se nuk ka asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, vetëm në shfrytëzimin online të  versionit që ajo ka publikuar

Po ashtu Myrtezaj thotë se nuk e ka ditur aspak që kjo këngë i ishte shitur një artistje serbe dhe po të ishte në dorën e saj, nuk do ta bënte një gjë të tillë ndaj një projekti që e ka dashur aq shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE