Në pritje të përfundimit të detyrës, Yuri Kim takohet me kryeministrin Rama!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në pritje të përfundimit të detyrës, Yuri Kim takohet me kryeministrin Rama!

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryeministrin e Edi Rama.

Ambasada bën me dije se diplomatja është takuar me kreun e qeverisë për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022.

“Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për udhëheqësinë dhe kontributet e rëndësishme të Shqipërisë gjatë vitit të parë të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Roli i Shqipërisë në KSKB ka qenë me rëndësi kritike për çështje të rëndësishme globale, përfshi mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.”- thuhet në njoftim.

Kim njohu kontributet e Shqipërisë në integrimin dhe stabilitetin rajonal, përfshi gjatë thirrjeve të Shqipërisë për vetëpërmbajtje në veriun e Kosovës.

Mësohet se ata kanë diskutuar mënyrat për të ndërtuar më tej mbi arritjet historike në marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri, përfshi aftësitë dhe kontributet ushtarake në rritje të Shqipërisë si aleate në NATO.

“Ambasadorja riafirmoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.”- shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu Kim i përcolli përgëzime Kryeministrit për mikpritjen e suksesshme të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke vërejtur se është hera e parë që një samit i tillë është zhvilluar jashtë Brukselit.

Ajo ritheksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosmërisht integrimin e plotë të Shqipërisë si anëtare e BE-së. Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Ata ishin në një mendje se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”- bëhet e ditur nga Ambasada.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49421 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE