25 vite plot kujtime dhe përkushtim, Sara Hoxha dhe Ledion Liço flasin ekskluzivisht për TAR!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
25 vite plot kujtime dhe përkushtim, Sara Hoxha dhe Ledion Liço flasin eksluzivisht për TAR!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

Të pranishëm ishin një nga çiftet më të dashur për publikun, Sara Hoxha dhe Ledion Liço, të cilët u shprehën mjaft entuziastë për realizimin e këtij eventi dhe përmbushjes me sukses të këtyre 25 viteve. E pyetur për ndjesinë e saj, Sara Hoxha u shpreh:

Unë kur ka filluar TAR shkoja së bashku me Lorin. Kam qenë aq sa është djali ynë i vogël, dy ose tre vjeç. Tani jam e martuar dhe kam tre fëmijë, pra ka kaluar goxha kohë.

Ndërkohë, Ledion Liço ka deklaruar se ndihen mjaft të lumtur dhe më tej, ai shtoi:

TAR është rritur shumë. Është qejf shumë i madh të organizojmë së bashku këtë event. Jemi të lumtur, nuk e dijmë çka na pret aty lart.

Me emocione mjaft të mëdha dhe përkushtimin ndër vite, që e sollën radion në një nivel kaq të lartë, Sara është shprehur në lidhje me dedikim e saj kundrejt këtij institucioni:

Unë dëgjoj radion në kohën time të lirë, por më shumë dëgjojmë këngët që jepen në radio, sepse Ledioni mi tregon përpara dhe më thotë “Shiko, kam gjetur këtë këngën e re” dhe pastaj vetëm kur e dëgjoj tek “Live From Tirana” ose tek “Një këngë për ty”. Aty them që ky është Ledioni.

Ledion Liço ka mbështetur fjalët e mësipërme të partneres së tij, ku gjithashtu ka shtuar:

Njëkohësisht, Sara është edhe një vëzhguese shumë e mirë e radios. Kur nuk shkon diçka ose sa herë që ndodh diçka është e para që më shkruan dhe më thotë shiko se ndodhi kjo gjë, u bë kjo gjë.

Në këtë epokë digjitalizimi dhe revolucioni për radion ndodhin ndryshime dhe evoluime dita ditës. Por të jesh drejtuesi i një platforme kaq të madhe radiofonike, pa dyshim është një sfidë më vete dhe Ledion Liço ka opinionin e tij në lidhje me këtë eksperiencë:

Jo, në fakt nuk është e vështirë. E kemi rrethuar njëri-tjetrin nga njerëz me energji të mirë, njerëz që duan të provojnë veten çdo ditë. Më shumë se sa e vështirë është një punë sfiduese çdo ditë dhe njëkohësisht eksituese. Të punosh në TAR është më shumë qejf se sa një punë e vështirë.

Për më tepër, ndiqni intervistën e mëposhtme:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE