U vra gjatë grabitjes së Rinasit, sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U vra gjatë grabitjes së Rinasit, sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt!

Admir Murataj, i vrarë gjatë grabitjes së Rinasit, është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi ditën e sotme, bashkëshortes së tij, Albanës, i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë 2 mln euro. Dyshimet janë të forta që kjo pasuri që përfshin 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën ‘Mihal Grameno’, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathor (pranë TEG-ut), e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të Admir Muratajt, i vrarë në 9 prill 2019. Report Tv mëson se hetimet janë në vijim të zbuluar pasuri të tjera që 47 vjeçarja ose familjarët e saj që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

“Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Relative”.  Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Relative”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht:

•1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.  Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.   Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, thuhet në njoftim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE