Ndryshon sistemi i azilit në Britani, kryeministri Sunak: Shumica e shqiptarëve do të refuzohen!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshon sistemi i azilit në Britani, kryeministri Sunak: Shumica e shqiptarëve do të refuzohen!

Britania e Madhe me plan të ri për të frenuar emigracionin ilegal. Kryeministri Rishi Sunak tha sot se “ndryshimet në sistem duhet të çojnë në refuzimin e shumicës dërrmuese të kërkesave të shqiptarëve për azil”. Shefi i qeverisë së Londrës vuri në dukje se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, ndërsa vendit tonë iu referua si “i sigurt dhe i begatë”.

Vetëm nëse ka prova e jo thjesht një dyshim, njerëzit do të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Kjo dhe ndryshime të tjera duhet të çojnë në shpalljen e pabazë të “shumicës dërrmuese” të pretendimeve nga Shqipëria. Më pas do të bëhet kthimi i shpejtë i emigrantëve. Dëshiroj të siguroj që të gjithë shqiptarët e mbetur, të largohen shpejt!

Sunak konfirmoi përkushtimin e kabinetit qeveritar që drejton për të nisur fluturimet për në Ruandë, për të dërguar atje azilkërkuesit, në kohën kur iu shqyrtohen kërkesat. Ky është një plan i qeverisë së ish-kryeministrit Boris Johnson.

Vitin e kaluar, Gjermania, Franca, Suedia refuzuan pothuajse 100% të kërkesave tw shqiptarëve për azil. Por, shkalla jonë e refuzimit është vetëm 45%. Kjo nuk duhet të vazhdojë!

Sot shpall një marrëveshje të re me Shqipërinë! Për herë të parë, ne do të vendosim oficerë të Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës, për të shkëputur lidhjet e krimit të organizuar dhe mundësuar ndalimin e njerëzve që vijnë ilegalisht në Britani. Ne do të nxjerrim udhëzime të reja për punonjësit tanë e do ta bëjmë të qartë se Shqipëria është një vend i sigurt.

Një nga arsyet pse ne luftojmë për t’i larguar është se ata shfrytëzojnë padrejtësisht sistemin tonë modern të skllavërisë. Pra, ne do të rrisim ndjeshëm pragun që dikush duhet të arrijë për t’u konsideruar “skllav modern”.

Për herë të parë, ne do të kërkojmë që një punonjës i rastit të ketë prova objektive të skllavërisë moderne e jo thjesht një dyshim. Kërkuam e morëm garanci zyrtare nga Shqipëria që konfirmojnë se do të mbrojnë viktimat e vërteta dhe njerëzit në rrezik ritrafikimi.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve, shumica dërrmuese e pretendimeve nga shqiptarët mund të shpallen thjesht “qartësisht të pabaza” e këta individë mund të kthehen me shpejtësi.

Ne do të ndryshojmë mënyrën si do të trajtojmë rastet e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, me një njësi të re të dedikuar që përshpejton çështjet brenda javësh, me 400 specialistë të rinj. Gjatë muajve të ardhshëm, mijëra shqiptarë do të kthehen në shtëpi.

Ne do të vazhdojmë me fluturime të përjavshme, derisa të gjithë shqiptarët të kthehen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE