Britani, zhduket një varkë me emigrantë në Kanalin Anglez, dyshohet për viktima!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britani, zhduket një varkë me emigrantë në Kanalin Anglez, dyshohet për viktima!

Operacion i madh kërkim-shpëtimi në Kanalin Anglez, pasi u dha alarmi për zhdukjen e një varke me 30 deri në 50 persona në brigjet e Kentit, pranë Dungeness. Për të kaluar në Angli, ky Kanal shfrytëzohet gjerësisht nga emigrantët, përfshirë ata shqiptarë që këtë vit kanë qenë të shumtë në numër.

Ka dyshime për fundosjen e mjetit lundrues e mund të ketë viktima ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Në operacion janë përfshirë disa struktura britanike e po bashkëpunojnë me Marinën Franceze. Në zonë u dërguan anije, helikopterë e autoambulanca. Po ashtu, raportohet se po ndihmon edhe një anije peshkimi. Deri tani, nuk jepen të dhëna për kombësinë e atyre që gjendeshin në varkën e zhdukur.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha:

Ne jemi në dijeni të një alarmi në ujërat tona dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur!

Gjithçka ndodh vetëm disa orë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak shpalosi një plan të ri për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, duke synuar edhe një sërë masash të reja për të frenuar kalimet e Kanalit. Para deputetëve deklaroi:

Duhet të ndalojmë anijet dhe kjo qeveri do të bëjë atë që duhet bërë!

Shefi i qeverisë së Londrës vuri në dukje se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, ndërsa vendit tonë iu referua si “i sigurt dhe i begatë”. Sunak shtoi:

Vetëm nëse ka prova e jo thjesht një dyshim, njerëzit mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Kjo dhe ndryshime të tjera duhet të çojnë në shpalljen e pabazë të “shumicës dërrmuese” të pretendimeve nga Shqipëria. Më pas do të bëhet kthimi i shpejtë i emigrantëve. Dëshiroj të siguroj që të gjithë shqiptarët e mbetur, të largohen shpejt.

Prej fillimit të vitit, numërohen rreth 45 mijë emigrantë që me më shumë se 1 mijë varka të vogla, kaluan Kanalin. Shifra është dukshëm më e lartë se më 2021-shin, kur u raportuan afro 29 mijë vetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE