Franca për titullin, Maroku për historinë, sot mësohet skuadra që përballet me Argjentinën në finale!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca për titullin, Maroku për historinë, sot mësohet skuadra që përballet me Argjentinën në finale!

Në Kupën e Botës “Katar 2022”, kampionia e fundit, Franca, sonte përballet në ndeshjen gjysmëfinale me Marokun, ekip që ka bërë histori në këtë turne. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Al Bayt” nën drejtimin e arbitrit meksikan, Cesar Ramos dhe do të fillojë në orën 20:00. Dy vendet përballen për herë të parë në historinë e një Botërori Futbolli. Kush fiton, të dielën e 18 dhjetorit përballet me Argjentinën e Leo Messit, të asaj Argjentine që dje “fluturoi” për në finale pasi mundi Kroacinë me rezultatin 3-0.

Franca, e cila ndodhej në Grupin D, garantoi raundin e fundit të një të tetës së finales duke fituar në ndeshjen e parë kundër Australisë 4-1, në takimin e dytë ndaj Danimarkës 2-1, ndërsa humbi në ndeshjen e fundit me Tunizine me rezultatin 1-0.

Në raundin e fundit të një të tetës së finales, Franca fitoi përballë Polonisë me rezultatin 3-1 dhe mori biletën për në çerekfinale ku bëri akoma më shumë bujë, teksa mposhti Anglinë me rezultatin 2-1.

Por, ishte Maroku ekipi surprizë i Botërorit dhe la gjurmë në “Katar 2022” në rrugëtimin që e filloi me barazimin pa gola me Kroacinë.
Ekipi maroken i njohur ndryshe si “Luanët e Atlasit” ishte lider në grup duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-0 e Kanadanë 2-1, ndërsa në raundin e fundit të një të tetës fitoi kundër Spanjës, 3-0 me penallti.

Në çerekfinale, Maroku dërgoi Portugalinë në shtëpi dhe pamjet e Ronaldos në lot bënë xhiron e botës e folën më shumë se fjalët. Maroku e mundi me rezultatin 1-0 e arriti sukses të madh si vendi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale në historinë e Kupës së Botës. Edhe pse në kuptimin sportiv, nga Afrika nuk ka shumë, po të kemi parasysh se pjesa më e madhe e lojtarëve angazhohen në kampionatet europiane ku edhe spikasin.

Maroku, i cili nuk ka pësuar gol përveç autogolit përballë Kanadasë, është i pamposhtur prej 13 ndeshjesh në kualifikimet e turneut dhe Kupës së Botës. Franca apo Maroku në finale? Mbetet të presim mbrëmjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE