Itali, të moshuarës i kthehet shikimi falë transplantit artificial të kornesë së syrit!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, të moshuarës i kthehet shikimi falë transplantit artificial të kornesë së syrit!

Është kryer për herë të parë transplanti artificial i kornesë së syrit në Bolonja të Italisë. Falë këtij transplanti të moshuarës 76-vjeçare iu rikthye shikimi. Gruaja, e cila vuan nga dekompensimi i endotelit, iu nënshtrua dy transplanteve me qeliza donatore vitet e fundit, të dyja të dështuara. Endoteli i kornesë është një membranë që kryen një detyrë thelbësore për ruajtjen e transparencës së kornesë dhe për rrjedhojë për të parë.

Në fakt, transplantet e kornesë janë procedura më të zakonshme, në Itali kryhen më shumë se pesë mijë çdo vit. Teknikat kanë evoluar me kalimin e kohës, nga implantimi i një korne të plotë të donatorit në teknikën më të fundit lamelare me zëvendësimin e vetëm të shtresave të sëmura të kornesë. Pse të përdoret kornea artificiale?

Megjithatë, ka kushte në të cilat transplantimi i donatorëve është i pamundur ose ka një kohëzgjatje të shkurtër, për shkak të refuzimit ose pranisë së sëmundjeve të tjera të syrit. Rezultatet e ndërhyrjes së parë në Sant’Orsola dhe ato të mëvonshme konfirmojnë potencialin e përdorimit të një materiali artificial për të trajtuar disa forma të errësimit të kornesë.

Ndërkaq, nëse shpesh përjetoni ndjesinë se keni diçka në sy, kjo mund të jetë një shenjë se vuani nga një ulçer korneale. I njohur gjithashtu si keratiti, është një plagë e hapur në kornea, e cila është shtresa e dukshme mbi iris. Ekpsertët këshillojnë që të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur nëse dyshoni se keni ulçer korneale, pasi kjo mund të çojë në humbje të plotë të shikimit nëse nuk trajtohet.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE