E papritur! Këngëtarja e njohur shqiptare pjesë e Big Brother Vip 3, zbulohen detajet

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E papritur! Këngëtarja e njohur shqiptare pjesë e Big Brother Vip 3, zbulohen detajet

Kanë mbetur më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe tashmë disa emra të konkurrentëve kanë nisur që të bëhen publikë.

Një emër që nuk ishte zbuluar deri më tani është pikërisht ai i Bleona Qerretit.

Këngëtarja, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni.

Sipas Panorama, Bleona do të jetë konkurrente në këtë format.

Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga mediat në Shqipëri, duke i munguar si skenës ashtu edhe mediave. Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.

Sakaq, emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë “po” ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë “reality show”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE