Dënohet Salih Mustafa, 26 vjet burg komandantit të ish-UÇK/së/Vendimi nga Gjykata e Hagës!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet Salih Mustafa, 26 vjet burg komandantit të ish-UÇK/së/Vendimi nga Gjykata e Hagës!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, dënohet me 26 vjet burg për vrasje, ndalim arbitrar dhe torturë. Vendimi u dha sot nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ndërkohë, iu rrëzua akuza për trajtim çnjerëzor. Vetë Mustafa, gjithashtu i njohur si komandant Cali, u deklarua i pafajshëm dhe gjykatën e pati quajtur “zyrë të Gestapos”.  Për vrasje, dënimi ishte 25 vjet heqje lirie, për torturë 22 e për ndalim arbitrar, 10 vjet. Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia:

Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Krimet janë kryer ndaj shqiptarëve.

Salih Mustafa qenë komandant i njësitit njësitit BIA, që vepronte në Zonën Operative të Llapit. Muaj më parë, ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, tha se në rastin e Mustafës, viktimat janë shqiptarë të Kosovës. Përveç Mustafës, për krime lufte akuzohen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Pjetër Shala dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte, të tilla si ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim çnjerëzor, torturë e vrasje, si edhe krime kundër njerëzimit: burgosje, të tjera akte çnjerëzore, zhdukje e përndjekje, të kryera në periudhën mes marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999″.

Pretendohet se krimet se janë kryer në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës e Cahan. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998-dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48639 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE