Dyshimet për krime lufte në Kosovë, sot vendimi i Gjykatës Speciale për ish-komandantin Salih Mustafa!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshimet për krime lufte në Kosovë, sot vendimi i Gjykatës Speciale për ish-komandantin Salih Mustafa!

Gjykata Speciale në Hagë sot shpall vendimin për Salih Mustafën, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky do të jetë dhe i pari vendim i këtij institucioni lidhur me pretendimet për krime lufte. Më herët, janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, por për pengim të veprimeve të drejtësisë.

Në procesin që nisi në shtator të vitit të kaluar, Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, torturë dhe vrasje. Dyshohet se këto krime u kryen në një vendndalim në Zllash të Kosovës, në prill të vitit 1999. Vetë Mustafa, gjithashtu i njohur si komandant Cali, u deklarua i pafajshëm dhe gjykatën e quajti “zyrë të Gestapos”, si referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Ai qenë komandant i njësitit njësitit BIA, që vepronte në Zonën Operative të Llapit. Muaj më parë, ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, tha se në rastin e Mustafës, viktimat janë shqiptarë të Kosovës. Përveç Mustafës, për krime lufte akuzohen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, “Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi e Shala dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim çnjerëzor, torturë e vrasje, si edhe krime kundër njerëzimit: burgosje, të tjera akte çnjerëzore, zhdukje e përndjekje, të kryera në periudhën mes marsit të vitit 1998 e shtatorit 1999″.

Pretendohet se krimet se janë kryer në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës e Cahan. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998-dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE