Khloé Kardashian zbulon nëse është ‘ende duke fjetur’ me Tristan Thompson!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Khloé Kardashian zbulon nëse është ‘ende duke fjetur’ me Tristan Thompson!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12//khloe-kardashian-zbulon-nese-eshte-ende-duke-fjetur-me-tristan-thompson.jpg)
Khloé Kardashian nuk ka frikë të thotë të vërtetën, veçanërisht kur bëhet fjalë për statusin e marrëdhënies së saj me ish të fejuarin Tristan Thompson. Ylli i Kardashian-s u tregua e sinqertë me motrën e saj Kourtney Kardashian ndërsa bënte një test me detektor gënjeshtre dhe zbuloi nëse ajo kishte akoma marrëdhënie intime me babain e dy fëmijëve të saj, True 4-vjeçare dhe një djali të porsalindur.
“A ka ndonjë gjë që do të donit t’iu pyesja? Për të pastruar çdo thashethem?” e pyeti Kourtney motrën e saj në videon e Vanity Fair. Nga ana tjetër, Khloé u përgjigj shpejt: “Jo, nuk jam duke fjetur me të. Në të vërtetë nuk jam.” Kur Kourtney kontrolloi me ekzaminuesin e poligrafit për të parë nëse Khloé po gënjen, por ekzaminuesi konfirmoi se ajo po thoshte të vërtetën. Kjo deklaratë e saj sqaroi njëherë e mirë zërat për një rikthim mes dyshes, një rikthim të një marrëdhënie që të themi të drejtën nuk preferohet shumë nga publiku pas skandaleve për një tradhti të mundshme.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12/khloe-kardashian-zbulon-nese-eshte-ende-duke-fjetur-me-tristan-thompson-639c6c1ebea09.jpg)
Kourtney nga ana tjetër zbuloi më shumë në lidhje me marrëdhënien e saj me bashkëshortin Travis Barker. Kur u pyet nëse i vinte keq që nuk i ftoi vëllezërit e motrat e saj në ceremoninë të martesës së saj dhe Barker në Las Vegas, Kourtney u përgjigj menjëherë se nuk ishte penduar për këtë gjë. Ajo gjithashtu zbuloi se ishte kapur duke bërë seks me Barker në publik, por Khloé e dinte tashmë për këtë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/11//kourtney-kardashian-tregon-se-cfare-fshihet-pas-puthjeve-pasionante-te-saj-dhe-travis-barker-ne-publik.jpg)
Videoja e detektorit të gënjeshtrës vjen vetëm një muaj pas finales së sezonit të dytë të “The Kardashians“, e cila vuri në pah rrugën e Kourtney për në altar me Barker dhe lindjen e djalit të Khloé dhe Thompson, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, pas skandalit të atësisë së lojtarit të NBA.