KLP sot zgjedh kreun e ri të SPAK-ut/Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili në garë!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KLP sot zgjedh kreun e ri të SPAK-ut/Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili në garë!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP sot zgjedh kryetarin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. KLP do të thërrasë tre prokurorët që kanë shpallur kandidaturat për këtë post dhe ata janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Që të tre duhet të prezantojnë platformat dhe idetë që kanë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.

Kandidati që do të marrë më shumë vota nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të pasojë Arben Krajën në krye të SPAK-ut. KLP numëron 11 anëtarë, nga të cilët 6 vijnë nga brenda sistemit, ndërsa 5 të tjerë janë të zgjedhur nga Parlamenti.  Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut ka qenë temë debati mes palëve politike, si dhe është përfshirë ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Diplomatja e Uashingtonit ka folur për procesin e përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas ambasadores Kim, “procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet”.

Reagimi i radhës erdhi nga kryeministri Rama, i cili vuri në dukje se është “plotësisht dakord me Twitter-in e ambasadës amerikane”, ndërsa theksoi se kreun e SPAK e zgjedh vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë që “varet vetëm nga anëtarët e tij”.

Jam plotësisht dakord me ambasadën e SHBA-ve dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e performanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48780 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE