Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, një i plagosur!


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në një bar kafe në Tiranë në zonën e njohur si Komuna e Parisit.
Mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur, por ende nuk dihen identitetet dhe rrethanat e ngjarjes,.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.