Bora Zemani tregon situatën më të keqe në xhirimet e “5 herë jo”: “Kam mposhtur një nga frikërat e mia”

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani tregon situatën më të keqe në xhirimet e “5 herë jo”: “Kam mposhtur një nga frikërat e mia”

Puntata e djeshme e “Më Lër Të Flas” ishte e mbushur me emocione, pas premierës së “5 herë jo” dhe propozimit surprizë.

Kësaj radhe në pozicionit e të ftuarit dhe jo moderatorit, Donald Veshaj dhe Bora Zemani iu përgjigjën pyetjeve pikante të Romeos.

Në promon e publikuar disa ditë përpara intervistës së plotë, u la të dyshohej si Bora ishte në pritje të ëmbël.

Mirëpo, në puntatën e sotme u kuptua se në fakt videoja ishte edituar në mënyrë të tillë, ama në të vërtetë Bora nuk është në pritje të ëmbël.

Mes të tjerash, Bora tregoi gjithashtu edhe situatën më të keqe të saj nga xhirimet e filmit “5 herë jo”.

Bora tregoi se mposhti fobinë e saj duke qëndruar në det “me një varkë të vogël skandaloze”.

“Sakrificë shumë të madhe kam bërë njëherë që kam xhiruar në varkë duke patur fobi detin, dhe isha në mes të detit me një varkë skandaloze. Isha në panik, Donaldi ishte gjithë kohës duke më qetësuar mua“, tha Bora.

Bora tregoi gjithashtu se situata të tjera që nuk do t’i harrojë nga xhirimet janë momentet emocionale të saj dhe të Donaldit.

“Në skenat emocionale kemi bërë shumë dubla, sepse Bora nuk qëndronte dot serioze se nuk më shihte dot mua romantik“, tha Donaldi.

“Donaldi ishte i acaruar në këto situata, sepse sapo futej në atë gjendjen e vetë që të interpretonte shumë mirë, mua më kapte e qeshura“, vazhdoi Bora më tej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51123 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE