Vendi që lejon adoleshentet të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendi që lejon adoleshentet të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve!

Së fundmi, Spanja ka miratuar ligjin që lejon vajzat e moshës 16 dhe 17 vjeçe të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve dhe ofron leje me pagesë të financuar nga shteti për gratë që vuajnë nga periodat e dhimbshme. Ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues u miratua nga parlamenti spanjoll ditën e djeshme.

Kështu Spanja bëhet vendi i parë evropian që parashikon pushimin me pagesë për gratë me dismenorre. Ministrja e Barazisë Irene Montero përpara votimit i cili u miratua me një shumicë 190-154 dhe pesë abstenime tha se:

Këto përparime na lejojnë të ushtrojmë lirinë mbi trupat tanë.

Ligji heq periudhën e detyrueshme tre-ditore të “të menduarit” për gratë që dëshirojnë të ndërpresin shtatzëninë, ndërsa adoleshentet të moshës 16-17 vjeçe nuk do të kenë më nevojë për pëlqimin e prindit ose kujdestarit të tyre për të kryer një abort. Megjithatë, grupet kundër abortit dhe Kisha Katolike e kundërshtuan projektligjin.

Ndërkaq, përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA e mbrojtjes së të drejtës për abortin ka intensifikuar shqyrtimin e të dhënave personale që mbledhin kompanitë e teknologjisë. Apple, Facebook-u dhe Google zakonisht pajtohen me kërkesat ligjore për të dhënat e përdoruesve. Për gratë që jetojnë në shtete ku shumica e aborteve tani janë të paligjshme, telefonat inteligjentë dhe pajisjet teknologjike mund të përdoren kundër tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE