TRONDITËSE/ I pastrehi rrëmben dhe përdhunon 16-vjeçaren! Vajza ishte me të dashurin në një zonë të braktisur

vovalbania May 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
TRONDITËSE/ I pastrehi rrëmben dhe përdhunon 16-vjeçaren! Vajza ishte me të dashurin në një zonë të braktisur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali e cila ka tronditur thellë opinionin publik.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se njërast tronditës i abuzimit seksual është zbuluar ditët e fundit në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Latina Scalo, ku një 16-vjeçare u rrëmbye dhe u përdhunua nga një i pastrehë.

E mitura ishte me të dashurin e saj në një zonë industriale në Latina. Në një moment i panjohuri afrohet për t’i ndjekur. E mitura dhe i dashuri të frikësuar përpiqen të vrapojnë drejt makinës së tyre, por i pastrehi arrin t’i ndalojë. Dhunon të dashurin e 16-vjeçares dhe më pas këtë të fundit e rrëmben, e fut brenda makinës dhe e përdhunon.

Të nesërmen, djali zgjodhet dhe shikon që as makina as 16-vjeçarja nuk ndodhen aty. Ajo po endej në një rrugë fshati të pisët dhe me baltë, pasi u dërgua nga i huaji në një strehë të improvizuar, ku u përdhunua. 16 vjeçarja u transportua në spitalin Santa Maria Goretti, ndërsa policia është në kërkim të personit përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin duke krehur vendet që frekuentojnë zakonisht të pastrehët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE