Zjarri përfshin një pallat në Francë, 5 fëmijë mes 10 viktimave!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri përfshin një pallat në Francë, 5 fëmijë mes 10 viktimave!

Tragjedi në Francë!  Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë gjetën vdekjen si pasojë e zjarrit në një ndërtesë pranë qytetit Lion. Sipas autoriteteve franceze, flakët shpërthyen në një ndërtesë shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin. Raportohet se katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 të tjerë me plagë lehta. Zjarri u shua nga 170 zjarrfikës, të cilët në vendngjarje ishin prej orës 03:00 të mëngjesit.

Olivier Klein, ministër i deleguar për rajonin Borne, bëri të ditur se raporti fillestar është “rrëqethës”. Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, u shpreh se “shkaku i zjarrit ende nuk dihet” dhe falënderoi zjarrfikësit që u përfshinë në operacionin për shpëtimin e njerëzve, siç theksoi “në kushte jashtëzakonisht të vështira”. Darmanin vuri në dukje se hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit do të bëhen publike më vonë gjatë ditës së sotme.

Paraprakisht, bëhet e ditur se të miturit që ndërruan jetë ishin të moshave nga 3 deri në 15-vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE