‘Kush është burri nga ju’, çifti i lesbikeve shqiptare rrëfehen për pyetjet që i bëjnë për lidhjen e tyre

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Kush është burri nga ju’, çifti i lesbikeve shqiptare rrëfehen për pyetjet që i bëjnë për lidhjen e tyre

Eda dhe Alba, janë një çift lesbikesh që vendosën të bëhen nëna të dy vajzave për të plotësuar famlijen e tyre.

Në emisionin “Real People në Euronews Albania, ato thanë se shpesh u kanë drejtuar pyetje të tilla si, “kush është burri nga ju të dyja”,  në mënyrë që t’i vendosin në siklet.

Megjithatë, Eda dhe Alba nuk janë ndikuar nga këto lloj pyetjesh.

“Ka njerëz që mendojnë se të vënë në siklet nëse të bëjnë pyetje të tilla seksuale, kush është burri, apo gjëra të tjera të ndryshme. Në fakt, kur më bëjnë këto pyetje, më stimulojnë t’i jap përgjigje, që t’i vendos ata në siklet.

Me thënë të drejtën, nuk jam vënë në siklet. Përpiqemi që t’i shpjegojmë personave se si është jeta midis dy vajzave, që është një jetë normale”, theksuan ato.

Falë guximit për t’i marrë jetët e tyre nën kontroll, sot, Eda dhe Alba gëzojnë familjen që kanë ëndërruar gjithmonë, me dy vajzat që u kanë ndryshuar jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE