Lufta ruse në Ukrainë, Putin takon komandantë të lartë!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta ruse në Ukrainë, Putin takon komandantë të lartë!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ushtarakë që ndjekin zhvillimet lidhur me luftën në Ukrainë e ku kohët e fundit, Moska ka shtuar numrin e bombardimeve. Njoftimin zyrtar e dha sot Kremlini.

Të premten, presidenti e kaloi gjithë ditën me stafin ushtarak të përfshirë në operacionin special në Ukrainë. Putin pati takim me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Valery Gerasimov, si dhe ka mbajtur takime të ndara me komandantët e rajoneve të ndryshme.

Po sipas njoftimit zyrtar, Putin u shpreh:

Dua të dëgjoj propozimet tuaja lidhur me aksionet në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme!

Një ditë më parë, Rusia nisi sulme të reja në Ukrainë, duke e dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të këtij shteti. Kievi zyrtar e akuzon Rusinë se po e përdor dimrin si “armë lufte”, duke dëmtuar objektet kyçe, ndërsa temperaturat në këtë shtet kanë rënë ndjeshëm dhe shënojnë më pak se zero gradë celcius.

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën dhe refuzon fjalën luftë.  Perëndimi u përgjigj ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e konfliktit kanë gjetur vdekjen mijëra persona dhe miliona të tjerë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkivi, ka mbetur pa energji elektrike dhe kjo si pasojë e sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë shënjestruar stacionet e energjisë. Zyrtarët ukrainas bënë të ditur se nëntë objekte të energjisë janë goditur nga sulmet e një dite më parë, që kanë përfshirë 76 raketa e dronë.

Kryebashkiaku i Kharkivit, Oleg Synegubov, u shpreh se “qyteti është përballur me dëm “kolosal”. Një natë më parë u raportua se 55 për qind e banorëve nuk kanë pasur energji. Operatori ukrainas Ukrenergo paralajmëroi se shkalla e dëmeve është e madhe dhe se riparimet mund të marrin më shumë kohë se zakonisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE