Gjendet në oborrin e një shtëpie në SHBA pjesa e avionit që u shkëput gjatë fluturimit!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet në oborrin e një shtëpie në SHBA pjesa e avionit që u shkëput gjatë fluturimit!

Një pjesë e avionit Boeing 737 Max e Alaska Airlines që u shkëput gjatë fluturimit të premten e kaluar është gjetur në oborrin e një shtëpie, thanë zyrtarët amerikanë. Pjesa e avionit u zbulua në oborrin e shtëpisë së një mësuesi në Portland, njoftoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB).

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 18:30 minuta me orën lokale, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Portland me destinacion Ontario, Kaliforni, kur humbi një pjesë ndërsa ishte në ajër. Avioni u detyrua që të kthehej dhe të bënte ulje urgjente në aeroportin e Portlandit.

Nga incidenti pati disa lëndime të lehta, por nuk kishte pasagjerë në dy sediljet ngjitur me derën e shkëputur.

“Ne jemi shumë me fat që kjo nuk u kthye në diçka më tragjike”, tha shefja e agjencisë Jennifer Homedi gjatë një konference për shtyp të shtunën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE